Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krybashkiaku i Tepelenës u jep turqve kalanë e Ali Pashë Tepelenës!

Krybashkiaku i Tepelenës u jep turqve kalanë e Ali Pashë Tepelenës!
July 11
17:03 2018

 

Paçka se Ali Pasha luftoi deri në fund të jetës për të mbrojtur kalanë e tij, ama këtë vit kalaja simbolike e qëndresës u është dorëzuar biznesmenëve turq.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi priti në bashki ambasadorin turk, Ahmet Yoruk ndërsa dot është bërë e ditur se ambasadorit i është kërkuar restaurimit të kalasë.

Së fundmi dua të kthehem në diçka më konkrete, çka është vërtet e nevojshme pasi kemi gati 17 projekte në fushën e infrastrukturës, ku midis tyre do veçoja projektin e kalasë së Ali Pashës, si një nga “armët” më të forta për zhvillimin e turizmit në Tepelenë”… u shpreh Peçi gjatë takimit me diplomatin turk.

Yoruk e ka mirëpritur kërkesën e Peçit, duke u shprehur se kalaja është një trashëgimi e përbashkët e Shqipërisë dhe Turqisë.

“Propozimi juaj për kalanë e qytetit më pëlqen shumë dhe jemi të hapur për të financuar në ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët. Ne kemi dy fondacione tepër të fuqishme ku mes së cilave kemi zhvilluar mjaft investime në Shqipëri dhe unë premtoj se një prej tyre, do jetë i gatshëm të investojë në kalanë e Tepelenës, për rijetëzimin e arkitekturës otomane, duke ju dhënë mundësinë ju dhe qytetit, të realizoni atë që keni dëshirë dhe sfidë. Ne do të ndihmojmë që sëbashku të mund të kemi më shumë përfaqësi të shtetit tonë këtu dhe biznese që zhvillojnë ekonominë. Shumë shpejt ju presim në Tiranë për të nisur projektin e parë dhe t’i hapim rrugën të tjera projekteve…”  -tha ambasadori Ahmet Yoruk.

Burimi: Lapsi.al

Komento
Shperndaje