Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krujë, tentoi të vriste gruan para fëmijëve, pranga bashkëshortit

Krujë, tentoi të vriste gruan para fëmijëve, pranga bashkëshortit
April 25
11:07 2016

Policia e Krujës ka mundur të parandalojë një krim në familje. Mësohet se një konflikt i çastit mes dy bashkëshorteve, Ibrahim Lika 53 vjeç dhe A. Lika 47 vjeç, për pak sa nuk ka degraduar në përdorimin e armës. Bëhet e ditur se shtetasi 53-vjeçar ka kanosur me armë, në sy të fëmijëve, bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkretë. Menjëherë pas njoftimit për rastin, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga Ibrahim Likën. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale është kryer sekuestrimi i një arme zjarri pistoletë dhe 6 fishekë.

“Shtetasi i mësipërm ka qenë i dënuar më parë (ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 78, 22, 25 të Kodit
Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar në nenet 130/a dhe 278/3 të Kodit Penal”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Komento