Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krujë, sekuestrohen drogë, armë dhe automjete

May 21
16:16 2016

...

...
Picture 1 of 3

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike “Cannabis sativa” që është sekuestruar bashkë me dy automjete.

Në pranga ka rënë shtetasi Lorenc Xhaja 32 vjeç, i cili u kap me armë zjarri pistoletë të llojit TT. Në cilësinë e provës materiale u krye sekuestrimi i armës pa leje dhe një krehëri me 6 fishekë. U sekuestruan dhe 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; 1 automjet tip Benz me targa N 047098; 1 automjet tip Cherook  me targa AA 038 LY.

Komento
Etiketimet
Shperndaje