Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krujë: Autobusi me besimtarë ortodoks merr flakë gjatë ecjes, të lënduarit dërgohen në spital

Krujë: Autobusi me besimtarë ortodoks merr flakë gjatë ecjes, të lënduarit dërgohen në spital
May 27
12:38 2016

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme  në qytetin e Krujës ku një autobus shkolle me pasagjerë nxënës ishin duke zhvilluar një ekskursion. Më pas ky lajm është përgënjeshtruar nga policia që ka konfirmuar se pasagjerët ishin besimtarë ortodoks ku mes tyre 3 priftërinj.

Në një moment gjatë ecjes, autobusi ka shpërthyer në flakë dhe deri më tani dyshohet 1o persona janë djegur dhe gjenden në ccaste kritike për jetën. Autobuzi ishte i nisur nga Vlora dhe bëhet me dije se gjatë shpërthimit përfaqësuesit e sektit fetar nuk kanë patur mundësi të dalin nga autobusi.

Ende nuk dihet qartë numri i të dëmtuarve por në spitali i Krujës për në repartin e djegies në Tiranë janë dërguar 10 persona ndërkohë që një grua ka gjetur vdekjen.

Akoma nuk janë bërë publike shkaqet dhe të gjitha dëmet që janë shkaktuar por policia po heton intensivisht për zbardhjen e tyre.

Komento
Shperndaje