Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kriza e refugjatëve, evakuohen 8 autobusë me 400 emigrantë nga kampi i Idomenisë

Kriza e refugjatëve, evakuohen 8 autobusë me 400 emigrantë nga kampi i Idomenisë
March 26
16:37 2016

Tetë autobusë me 400 emigrantë janë evakuar nga kampi i Idomenisë, në kufirin me Maqedoninë, për t’u shpërndarë nëpër kampet e tjera të vogla. Ndërkohë, dhjetëra autobusë të tjerë janë në pritje për të marrë emigrantët që hezitojnë të largohen nga kufiri me Maqedoninë.

Tashmë fluksi i refugjatëve që zbarkojnë në shtetin helen është ulur. Greqia bëri të ditur se prej ditës së enjte nuk është shënuar kalim emigrantësh nëpërmjet detit Egje, për herë të parë që prej firmosjes së marrëveshjes BE-Turqi.

Etiketimet
Shperndaje