Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi në Shqipëri, raporti i Numbeo-s: Në nivele shqetësuese!

Krimi në Shqipëri, raporti i Numbeo-s: Në nivele shqetësuese!
August 17
13:47 2016

“Numbeo”, një prej bazave më të mëdha të të dhënave, ka ofruar klasifikimin për periudhën e mesvitit 2016. 118 vende janë marrë në analizë sa i përket krimit dhe në këtë renditje, Shqipëria pozicionohet në vendin e 57-të.

Në këtë raport, Shqipëria klasifikohet si një vend i ekspozuar ndaj krimit me indeks 45.97, ndërsa indeksi i sigurisë llogaritet në 54.03. Në kontinentin e Europës, vendi ynë renditet i 6-ti për nga kriminaliteti dhe në vend të dytë duke iu referuar rajonit të Europës Jugore.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit në botë, në raportin e “Numbeo”-s renditet Venezuela me indeks 84.92, ndërsa Koreja e Jugut është vendi me indeksin më të ulët. /Blitz.al/

Komento