Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi në familje, policia: Kurti u qëllua nga kunati i tij

Krimi në familje, policia: Kurti u qëllua nga kunati i tij
April 05
08:55 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku mbeti i vrarë shtetasi Artur Kurti. Policia konfirmon se në cilësinë e personit të dyshuar kryesor si autor i vrasjes nuk është djali i viktimës, Jurgen Kurti, por daja i tij, Leonard Ristani.

Sipas policisë, kunati i viktimës, që ka mbetur i plagosur nga ky i fundit, e ka goditur disa herë me thikë Kurtin, derisa ky i fundit ka gjetur vdekjen. Ky fakt u konfirmua nga shenjat e gishtërinjve të gjetura në thikë, të cilat i përkasin kunatit të viktimës, Leonard Ristanit dhe jo Jurgen Kurtit.

Ndryshe nga çfarë u raportua mbrëmjen e djeshme se ishte djali që goditi për vdekje të atin, policia ka dhënë një tjetër deklaratë mëngjesin e kësaj të marte, pas dëshmive të para dhe hetimit paraprak. Ndërkohë Jurgen Kurti është marrë në cilësinë e bashkautorit për shkak të përfshirjes së tij në momentin e përleshjes mes tyre.

Etiketimet
Shperndaje