Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi në familje, çifti u konfliktua për karikuesin e telefonit

Krimi në familje, çifti u konfliktua për karikuesin e telefonit
April 07
09:21 2016

Ngjarja e rëndë e shënuar mëngjesin e djeshëm mendohet të jetë shkaktuar prej një konflikti banal. Punonjësi i Gardës të Republikës së Shqipërisë, Admir Dervishi 29 vjeç, ka treguar gjatë marrjes në pyetje se shkak i konfliktit është bërë fillimisht karikuesi i telefonit, shkruan “Panorama”.

Në dëshminë e publikuar të tij, ai ka shfaqur pendesë teksa ka treguar  se si kishte nisur të konfliktohej me gruan për shkak se ajo nuk po i gjente karikuesin e telefonit.

 “Isha vonë për në punë. Po nxitoja të dilja dhe pashë që telefoni nuk kishte shumë bateri dhe do më fikej. I thashë Ildës të më gjente karikuesin, por ajo nuk po e gjente dhe unë po vonohesha edhe më shumë. I bërtita se isha shumë vonë”, është shprehur ai.

Në gjendje të rëndë psikologjike, ai ka shpjeguar më tej se motivi i xhelozisë ka ndikuar në përkeqësimin e situatës mes tij dhe bashkëshortes, e cila është ndier e fyer nga fjalët e Admirit.

“I thashë: ‘Mos ia ke dhënë… filanit karikuesin që nuk po e gjen. Ajo u ndje keq, sepse në fakt kishim debatuar edhe më parë për këtë çështje. Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo mu hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë ai.

Komento
Etiketimet
Shperndaje