Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi në familje, arrest shtëpie për Jurgen Kurtin, burg kunatit të viktimës

Krimi në familje, arrest shtëpie për Jurgen Kurtin, burg kunatit të viktimës
April 07
10:56 2016

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për dy të dyshuarit e vrasjes së shtetasit 50-vjeçar Artur Kurti. Konkretisht, është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike për 23-vjeçarin Jurgen Kurti dhe “arrest me burg” për dajën e tij, Leonard Ristani.

Kunati i viktimës pranoi pjesërisht krimin, duke thënë se mendon se e qëlloi ai 50-vjeçarin. Nga ana tjetër, Jurgeni ndërhyri në përleshjen mes babait dhe dajës për të mbrojtur të ëmën, por nuk është e sigurt nëse e qëlloi ai të atin.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes viktimës Kurti, bashkëshortes, djalit të tyre dhe kunatit Ristani.

Etiketimet
Shperndaje