Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi makabër në Vlorë, 9-vjeçari nuk ka lidhje me vrasjen. Dyshohet se Zani tentoi ta përdhunojë viktimën

Krimi makabër në Vlorë, 9-vjeçari nuk ka lidhje me vrasjen. Dyshohet se Zani tentoi ta përdhunojë viktimën
August 18
13:18 2016

Policia e Vlorës jep detaje për 9-vjeçarin e akuzuar si bashkëpunëtor i autorit të krimit të rëndë, Jorgo Zani. Një ditë më parë u përfol se 9-vjeçari ishte bashkëpunëtor i Zanit, por rezulton se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Ai fëmijë nuk ka lidhje me ngjarjen. Nuk ka humbur dhe është shëndoshë e mirë”, – bëjnë të ditur burime nga Policia e Vlorës.

Nga hetimet e deritanishme flitet se Jorgo Zani ka tentuar ta përdhunojë kushëririn e mitur 12-vjeçar A. Zahariu para se ta masakronte. Në trupin e të miturit janë gjetur shenja dhune dhe rrobat e grisura.

Trupi i të miturit 12-vjeçar do të përcillet për në banesën e fundit në qytetin e Fierit, ku jeton familja Zahariu.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje