Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi makabër në Palasë, gjyshërit e 12-vjeçarit: Prindërit nuk e dinë të vërtetën

Krimi makabër në Palasë, gjyshërit e 12-vjeçarit: Prindërit nuk e dinë të vërtetën
August 30
15:30 2016

Gjyshërit e vogëlushit 12-vjeçar A. Zahariu, i cili u vra në mënyrë makabre nga Jorgo Zani, ende janë të shokuar. Gjyshja e viktimës, Antigoni Zani, tregon se prindërit e të miturit, e bija dhe dhëndri, nuk e dinë të vërtetën e krimit makabër.

“U godit me një gur në kokë dhe kaq! Largimi i tij nga kjo jetë është e mjaft që ata shkrumboheshin në dhimbjen e tyre”, – është shprehur ajo, shkruan “Shekulli”. Ajo tregon se nipi ishte nisur për të shkuar në plazh dhe ata ashtu e dinin, ndërkohë që ai ishte vrarë pak metra më tutje shtëpisë së gjyshërve.

“U kthye nga rruga për të marrë celularin që kishte harruar në shtëpi. Ne e dinim në plazh, nuk e merrnim kurrë me mend se… nuk do ta shihnim më të voglin e nënës, engjëllin e nënës”!

Ndërsa 82-vjeçari Llambro Zani tregon se autori Jorgo Zani ka qenë i dënuar me 5 vjet burg në Greqi për vepra të ndryshme penale e më pas ishte kthyer në fshat. Pas tentativës tjetër të tij për të shkuar në Greqi, i ishte grisur pasaporta. “Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, është dënuar për gjëra të tjera, por jo për drogë”,- thotë Llambro Zani.

Ndërsa kryetari i fshatit, Odisea Dhimolea, bën të ditur se kishte kërkuar shtrimin në psikiatri të Jorgo Zanit, i cili ishte mbajtur vetëm 10 ditë e më pas ishte lejuar të dilte me kërkesë të të atit të tij, që sipas kreut të fshatit është po aq fajtor sa i biri. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje