Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi i dyfishtë, prindërit e Jonida Çanakut: E vrau tre muaj pasi e përzumë

Krimi i dyfishtë, prindërit e Jonida Çanakut: E vrau tre muaj pasi e përzumë
September 05
15:23 2016

Prindërit e Jonida Çanakut, që u vra nga biznesmeni Sokrat Shani, i cili e bëri të ditur krimin e rëndë tri ditë pas kryerjes së atij akti, kanë rrëfyer versionin e tyre të historisë. Ata janë shprehur për “News24” se ngjarja ndodhi tre muaj pasi e përzunë të dashurin e së bijës, i cili u vinte në shtëpi i paftuar.

“Në ditët e fundit lëviznin lirisht. Vajza na merrte në telefon. Paraditen e asaj dite ishin në plazh në Levan dhe më 14 gusht do të shkonin në Golem. Ata bënin ditë të veçanta plazh. 13 gushti ishte nata e fundit që doli nga shtëpia për të mos u kthyer më”,- është shprehur babai i saj.

Nga ana tjetër, e ëma ka rrëfyer takimin për herë të parë me autorin e krimit të dyfishtë. Ajo ka shpjeguar se e bija nuk u kishte treguar shumë rreth tij. “I thashë burrit: “Ua, po ky qenka më i madh se ti, si e pranoi këtë lloj njeriu kjo e jona? I thashë sime bije: “Ky nuk bën për ty, është i madh”. Por nuk na dëgjoi”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje