Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimi i dyfishtë në “Don Bosko” SHÇBA nis verifikimin për policët që ndoqën denoncimin e Xhuljetës ndaj Xhaferit

Krimi i dyfishtë në “Don Bosko” SHÇBA nis verifikimin për policët që ndoqën denoncimin e Xhuljetës ndaj Xhaferit
June 12
17:16 2018

Paraditen e 8 qershorit, 31-vjeçari Xhafer Mata vrau me armë zjarri ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e më pas qëlloi veten me plumb në kokë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e “Don Boskos” duket se ishte e paralajmëruar, kjo për faktin se Mata dhe Çuni ishin ballafaquar disa herë në komisariat.

Detajet e publikuara pas ngjarjes së rëndë, nxorën në dritë faktet se 19-vjeçarja e kishte denoncuar autorin në Komisariatin nr.3 për përndjekje, por sipas familjarëve të saj, policia nuk mori asnjë masë.

Nga ana tjetër, edhe Xhafer Mata e kishte kallëzuar 19-vjeçaren për mashtrim, me pretendimin se i kishte marrë një sasi parash.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur verifikimetpër rrethanat e rastit, si dhe po interviston gjithë punonjësit e policisë që kanë trajtuar çështjen në fjalë.

Në fund të këtij hetimi administrativ do te ketë një vendim mbi policët që kanë ndjekur hetimin dhe ngjarjen.

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje