Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krimet e rënda kërkojnë burg të përjetshëm për vrasësin e gjyqtares

Krimet e rënda kërkojnë burg të përjetshëm për vrasësin e gjyqtares
December 14
11:18 2017

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet për Fadil Kasemin, ish-bashkëshortin e gjyqtares Fildise Hafizi, të cilën ai e ekzekutoi në makinën e saj.  Sipas Syri.net, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, duke sjellë në vëmendje edhe faktin se dy vjet para vrasjes, ai kishte bërë një tjetër tentativë për ta vrarë ish-bashkëshorten e tij me të cilën kishte dy fëmijë.

VRASJA

Me datë  31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…..”  dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, benz me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas shtetasi Fadil Kasemi me psitoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, automjetit furgon benz mercedez, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet.

Gjatë udhëtimit shtetasi K.T.ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëhërë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment  janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë  dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes./Blitz.al/

 

Shperndaje