Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krime kundër njerëzimit, Sheshel shpallet i pafajshëm. Bushati: Goditje e rëndë nga Haga

Krime kundër njerëzimit, Sheshel shpallet i pafajshëm. Bushati: Goditje e rëndë nga Haga
March 31
17:26 2016

Gjykata e Hagës ka shpallur të pafajshëm liderin radikal serb Vojisllav Sheshel, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Vojvodinë, Kroaci dhe Bosnjë, përgjatë viteve 1991-1993.

Sheshel, i cili i ka mohuar vazhdimisht akuzat, u përball me tri akuza për krime kundër njerëzimit, me gjashtë akuza për krime lufte dhe nxitje të spastrimit etnik në Kroaci, Bosnjë dhe provincën serbe të Vojvodinës. Por për shkak të arsyeve shëndetësore, 61-vjeçari nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së vendimit.

Vojisllav Sheshel, i cili ka shërbyer si kryeministër gjatë viteve 1998-2000, ishte njeri i afërt me ish-presidentin serb Millosheviç.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili e cilësoi lajm si “të keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi”.

“Shesheli, njeriu që tallej me këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare, është tashmë i lirë të vijojë promovimin e gjuhës së urrejtjes. Vendimi i pafajësisë për këtë xhelat përbën një goditje të rëndë jo vetëm për besueshmërinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe një mungesë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre”, – ka shkruar Bushati në rrjetet sociale.

Komento