Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krime kundër njerëzimit, 40 vjet burg për Radovan Karaxhiç

Krime kundër njerëzimit, 40 vjet burg për Radovan Karaxhiç
March 24
15:33 2016

Ish-presidenti serb i Bosnjës dhe komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua nga Haga me 40 vjet burg. Seanca u zhvillua me dyer të hapura në Gjykatën Kriminale për ish-Jugosllavinë në Hagë, duke i dhënë fund gjykimit për Karaxhiç.

Në leximin e vendimit, ai u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit në zona të ndryshme të Bosnjës, si dhe për shkelje të ligjeve të luftës dhe shfarosje.

Vetë 70-vjeçari Karaxhiç, i mohoi këto akuza, duke u shprehur se çdo mizori e kryer ka qenë veprim personal i disa individëve dhe jo i personave nën urdhrat e tij.

Rreth 100,000 persona humbën jetën përgjatë luftës së Bosnjës, një konflikt që zgjati 4 vjet, deri në arritjen e marrëveshjes që u ndërmjetësua në 1995-n nga SHBA-të.

Gjatë 13 viteve në arrati, Karaxhiç u përball me akuza lidhur me rrethimin 43 mujor të Sarajevës, ku vdiqën më shumë se 5,000 civilë.