Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krim për pasion apo një vrasje për hakmarrje?….

Krim për pasion apo një vrasje për hakmarrje?….
August 15
19:22 2016

Nga Anduena Llabani

Sokrat Shani ka mbytur me duar te tij të dashurën 38 vite më të vogël dhe më pas i ka dhënë fund jetës me një plumbë në gojë. Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia dhe prokuroria japin detaje rreth saj. Autori, banor i Krutjes në Lushnje, para krimit, ka shkruar 3 letra, ku pranonte vetëvrasjen dhe autorësinë e vrasjes së 27 vjeçares duke lënë edhe çelësat e shtëpisë mbi letër.

Sokrat Shani njihej si biznesmen në fushën e fidanëve.

Trupi i tij është gjendur i pajetë në një nga dhomat e shtëpisë së tij 3- katëshe.

Policia raporton se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gëzhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar.

Janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku pranohet se ai është vetë- vrarë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14.08.2016, ka shpjeguar se Jonida Çanaku, ka ndërruar jetë dhe ndodhet tek shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën. Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e saj duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psiqike.

Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka patur lidhje intime me viktimën.

Në banesë nuk janë gjendur dokumenta identifikimi të viktimë.
Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar krismë arme rreth orës 06-06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë./Blitz.al/

image (1)

 

Shperndaje