Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krim pasioni, Jonida Çanaku u torturua para se të vritej. Vetëm 25 persona në varrimin e saj

Krim pasioni, Jonida Çanaku u torturua para se të vritej. Vetëm 25 persona në varrimin e saj
August 16
17:42 2016

Detaje tronditëse janë zbardhur nga krimi i i zbuluar një ditë më parë: 65-vjeçari nga Lushnja, Sokrat Shano, që kreu vetëvrasje, kishte lënë një letër ku bënte me dije vrasjen e 29-vjeçares Jonida Çanaku.

Burime zyrtare të grupit hetimor bëjnë të ditur se vajza është dhunuar dhe torturuar përpara se të vdiste në dhomën e gjumit të motrës së autorit. Ajo është gjetur lakuriq në krevat dopio, lidhur me fasheta në duar dhe këmbë, ndërsa në kokë, autori i krimit i i kishte vendosur, në formë laku, një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhembjet.

Mjekët ligjorë bëjnë të ditur se fytyra e kufomës ishte e ënjtur për shkak të dhunës dhe zënies së frymës.

Në krahasim me Sokrat Shanon, i cili u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, e kundërta ndodhi në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku Jonidës iu rezervua një funeral “turpi”. Familja Çanaku përcolli për në banesën e fundit vajzën e vogël të shtëpisë. Vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën, të ndarë nga jeta tri ditë më parë.

Të afërm të saj kanë treguar për “TCH” se familjarët ishin në dijeni të lidhjes dhe ishin përpjekur vazhdimisht ta shkatërronin atë, por vajza nuk kishte pranuar. Lidhja e saj ishte bërë shkak për prishjen e fejesës me një tjetër djalë. Kësaj here, ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 65-vjeçarin, por Sokrat Shano nuk e kishte pranuar ndarjen. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje