Blitz

 Breaking News

Krim në familje në Paskuqan, kunati vret kunatën 38 vjeçare me sende te forta

Krim në familje në Paskuqan, kunati vret kunatën 38 vjeçare me sende te forta
January 10
10:03 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Çapoku mbrëmjen e djeshme në Paskuqan, ku kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.

Eredet Çapoku ka goditur me sende të forta kunatën e tij, 38 vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lenë këtë të fundit të vdekur në vend.

Sipas “BalkanWeb” ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e viktimës, nën prezencën e së ëmës dhe vajzës së 38 vjeçares. Mësohet se deri dy vite më parë viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, pranë njëri-tjetrit. Gruaja jetonte në banesë me vajzën e saj 18-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.

Kunati e përndiqte kudo Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, në një fabrikë këpucësh ku punonte bashkë me vajzën, dhe duke i bërë fotografi në çdo moment. Më pas, fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke shtuar kështu konfliktin në familje. Nisur nga kjo, gruaja e kishte denoncuar Eredet Capokun, duke marrë dhe urdhër-mbrojtje në Komisariatin e Kamzës. Për këtë arsye përplasjet mes tyre ishin shtuar, duke bërë që ai mbrëmë të futet në banesën e saj duke shkelmuar derën, dhe duke vrarë Enkeledën në sy të vajzës dhe nënës së saj.

Madje bëhet me dije se autori i krimit gtë rëndë ka dhunuar më parë të trija gratë e familjes, e më pas duke vrarë kunatën.Eredet Capoku njihet si një person problematik në zonën e Paskuqanit dhe përdorues i alkoolit. Ai ishte përfshirë shpesh në zënka me persona të ndryshëm.

Kanë qenë të afërmit të cilët kanë njoftuar Policinë për vrasjen dhe i kanë treguar detajet. Fill pas kësaj Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes Eredet Çapokun dhe ende po punon për prangosjen e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak.

Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.” /Blitz.al/

Share