Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krim në familje në Durrës, djali qëllon me armë zjarri babanë

Krim në familje në Durrës, djali qëllon me armë zjarri babanë
October 06
20:52 2016

Një krim në familje është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një i ri ka qëlluar me armë zjarri babanë e tij. Mësohet se krimi është kryer brenda banesës në lagjen numër 16 të qytetit.

Për pasojë, shtetasi i identifikuar si Nerim Mane 51 vjeç, ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë bëre të mundur identifikimin e autorit. Plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta që i dëmtuari ka pasur me djalin e tij shtetasin Medrit Mane, 25 vjeç.”, citohet në njoftimin e policisë.

Bëhet me dije se autori i ngjarjes është person me precedentë penalë të mëparshëm, në fushën e veprave penale me lëndë narkotike. Ky krim shënohet pas atij të mbrëmjes së djeshme ku mbetën të plagosur dy të rinj. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje