Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krim në familje në Dukagjin, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Krim në familje në Dukagjin, vëllai vret vëllanë dhe kunatën
August 17
13:10 2016

Një krim i rëndë është shënuar ditën e sotme në Dukagjin, ku pas një sherri në fshatin Lekaj të Dukagjinit, vëllai ka qëlluar me armë vëllanë e tij dhe kunatën, nusen e vëllait. Burime të policisë kanë bërë të ditur identitetin e autorit të krimit Lekë Ballza dhe vëllait të tij, Kond Ballza.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, ndërkohë që thuhet paraprakisht se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që ka tronditur banorët e zonës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje