Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krim në familje, ndërron jetë gruaja që u qëllua nga bashkëshorti gardist

Krim në familje, ndërron jetë gruaja që u qëllua nga bashkëshorti gardist
April 06
07:36 2016

Një tjetër krim në familje ka tronditur kryeqytetin. Shtetasi Admir Dervishi 29 vjeç me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij 28-vjeçare I. Dervishi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit, në rrugën e “Qelqit” në Kombinat.

Fillimisht, e plagosura u transportua në gjendje të rëndë në QSUT, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Bashkëshorti i saj, i cili thuhet se ishte i dehur,  është arrestuar dhe po merret në pyetje lidhur me vrasjen e gruas së tij.

Dyshimet e para janë se vrasja ndodhi për motive xhelozie, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Çifti Dervishi mësohet se ka dy fëmijë.

Komento