Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krim i dyfishtë, 65-vjeçari vret të dashurën dhe më pas veten

Krim i dyfishtë, 65-vjeçari vret të dashurën dhe më pas veten
August 15
13:50 2016

Nga Anduena Llabani

Një krim i paprecedent trondit Lushnjën. Një 65-vjeçar vret të dashurën dhe më pas veten. Në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit, policia u sinjalizua për një ngjarje.

Sokrat Shani, banues në Krutjen e Sipërme të Lushnjës, kishte vrarë veten me pistoletë. Por akti ekstrem i 65-vjeçarit nuk ishte  ndalur këtu.

Policia ka arritur të zbardhë se krimi kishte qenë i dyfishtë, pasi në banesën e tij u gjet edhe një letër e shkruar prej viktimës. Në të autori merrte përsipër një tjetër krim. Mësohet se në letër shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës.

Të sinjalizuar mbi këtë fakt, efektivë të Komisariatit të Policisë Kavajë kryen kontroll në këtë banesë dhe ajo që panë ishte shokuese. Në njërën nga dhomat e saj u gjend e vdekur, gjysmë e dekompozuar, e lidhur me litarë dhe me shenja dhune, Jonida Çanaku, 29 vjeçe.

Policia arriti të zbulojë se vajza kishte dy ditë e larguar nga banesa, ndërsa familjarët ishin vënë në dijeni se ajo ndodhej te tezja e saj.

Sokrat Shani, autor i vrasjes së dyfishtë, shoqërohej prej kohësh me viktimën e tij, me të cilën mendohet se kishte edhe një marrëdhënie intime.

Krimi u zbardh nga Drejtoria e Policisë Fier, ndërsa 29-vjeçarja është gjetur e lidhur dhe trupi i saj drejt dekompozimit, çka tregon se krimi mund të jetë kryer 48 orë më parë.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje