Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kreu i PD i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ramës për konsensus

Kreu i PD i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ramës për konsensus
July 19
14:12 2016

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Rama për të arritur  konsesusin me mazhorancën për Reformën në Drejtësi.

Basha theksoi se se votat e Partisë Demokratike do të jenë të plota për reformën nëse arrihet konsensusi politik dhe shtoi se negociatorët demokratët janë gati për të rifilluar sërish bisedimet vijuar aty ku mbetën negociatat ditën e djeshme për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

“I përgjigjem pozitivisht ftesës së Ramës për konsensus. Ekspertët tanë prej orës 14:00 do të ulen në tryezën e diskutimeve për të gjetur zgjidhje për reformës. Për këtë çështje kaq madhore përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të jenë bashkë dhe të përkushtuar”, tha Basha.

Komento
Shperndaje