Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kreu i ardhshëm i KQZ-së – skualifikohet Luzi. Ja 2 emrat në garë

Kreu i ardhshëm i KQZ-së – skualifikohet Luzi. Ja 2 emrat në garë
November 02
14:26 2016

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e radhës kandidaturat për kreun e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Si fillim, në garë për drejtimin janë paraqitur nga kreu i komisionit Fatmir Xhafaj, 5 kandidaturat: Lefterie Luzi, Koli Bele, Anton Lleshaj, Rozeta Ivanova, Denar Biba.

Si fillim kandidaturat u votuan vetëm nga anëtarët e maxhorancës, pjesë e komisionit. Por më pas, në një letër të drejtuar nga opozita për Komisionin e Ligjeve, kërkohej skualifikimi i kandidateve Lefterie Luzi e Rozeta Ivanova.

Tashmë do t’i kalojnë parlamentit 2 emrat e mbetur, Koli Bele e Denar Biba, të cilët do të votohen të enjten në seancën plenare të radhës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje