Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kreshnik Spahiu: Ramën dhe Veliajn do t’i fusim në kazanë plehrash!

Kreshnik Spahiu: Ramën dhe Veliajn do t’i fusim në kazanë plehrash!
March 19
12:05 2016

“Edi Ramën dhe Erion Veliajn po i ruajmë dhe në momentin e duhur do t’i sulmojmë e do t’i fusim fizikisht në kazanë plehrash! Më pas do t’i nxjerrim nëpër Tiranë”, – ishte deklarata befasuese e kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës së zhvilluar me Turjan Hyskën, në emisionin e tij “Oktapod”.

Mund të duket gjithçka si skenë e një filmi, ama këmbëngulja e Spahiut të jep përshtypjen e një plani konkret që ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë ndërmend ta zbatojnë sa më shpejt.

Sipas kreut të AK-së, në Shqipëri ka ardhur momenti për revolucion.  Ai i bëri thirrje opozitës, LSI-së, Ben Blushit dhe shumë të tjerëve që t’i bashkohen dhe të grisin mandatet e deputetit, në mënyrë që Rama të mbetet veç me 32 deputetë, duke dashur të përfshijë ata me rekorde kriminale.

Vlen tjetër për t’u përmendur nga deklaratat e tij “të pazakonta” ajo në lidhje me shtëpinë e re të kryeministrit në Surrel. Spahiu shprehet se Rama ka ndërtuar tre bunkerë atje: në njërin banon, ndërsa dy të tjerët i ka të mbushur me paratë e fituara gjatë këtyre viteve. Si rrjedhojë e kësaj, kreu i Aleancës Kuq e Zi tha se së shpejti do të publikohet intervista e një gruaje të kërcënuar me jetë, që ka kërkuar azil në Gjermani, pikërisht për arsye se ka punuar në një prej këtyre bunkerëve.

Sa prej këtyre janë të vërteta? Le të presim…

 

 

Shperndaje