Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KQZ rrëzon kërkesat e PD-së, Malltezi: “Janë thyer pesë ligje”

KQZ rrëzon kërkesat e PD-së, Malltezi: “Janë thyer pesë ligje”
March 23
13:08 2016

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar dy kërkesa të Partisë Demokratike për referendum në Tiranë në lidhje me ndërtimet në hyrjen e liqenit artificial dhe parkimin nëntokësor te parku “Rinia”. Komisioni i ka vlerësuar si antikushtetuese kërkesat e opozitës, pasi referendum mund të mbahet mbi çështje të caktuara dhe jo mbi vendime të marra tashmë, në rastet në fjalë të vendosura nga Këshilli Bashkiak.

Pas votimit të parë që rrëzoi kërkesën nga Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të Mjedisit në PD, anëtarët e djathtë kanë braktisur mbledhjen. Malltezi e ka cilësuar vendimin si “përputhje me interesat e betonierëve të klientëve të Ramës dhe Metës”. “Vendimmarrja, në kundërshtim me Kushtetutën. Këtu dhunohen pesë ligje”, – është shprehur Malltezi. KQZ është duke shqyrtuar aktualisht një tjetër kërkesë të PD-së në lidhje me ndërtimit të këndit të lojërave te liqeni.

Komento
Shperndaje