Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KQZ regjistron 19 parti për zgjedhjet në Dibër

KQZ regjistron 19 parti për zgjedhjet në Dibër
August 12
15:20 2016

Nga Anduena Llabani

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve regjistroi të premten 19 parti politike për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në datën 11 shtator në Bashkinë e Dibrës.

KQZ emëroi gjatë mbledhjes së sotme kryetarin dhe zëvendëskryetarit e Komisonit Zonal.  Në Dibër KZAZ-në  do ta drejtojë perfaqesuesi i Partisë Demokratike.

Për zgjedhjen e kryetarit te ri të Bashkisë së Dibrës do të konkurojnë 19 parti politike. Komisioni qëndror i zgjedhjeve regjistroi të premten 19 nga 25 parti që kishin dorëzuar kërkesë për të qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Gjatë procesit të regjistrimit, anëtarët e KQZ morën vendime unanime për të mos regjistruar gjashtë parti të vogla të cilat kishin parregullsi në dokumentacionin e paraqitur dhe ishin debitore ndaj KQZ-së për shkak të fondeve që kishin marrë në zgjedhjet e fundit lokale.

Administrata e KQZ argumentoi se partitë ishin njoftuar me kohë për datën e regjistrimit për zgjedhjet e Dibrës dhe pavarësisht lajmerimit këto gjashtë parti nuk morën masa të kryenin shlyerjen e borxheve ndaj komisionit elektoral.

Në mbledhjen e së premtes KQZ emëroi kryetarin dhe zëvendëskryetarit e KZAZ-së nr.19, komisionin që sipas vendimit të KQZ do të kryesohet nga Përfaqësuesi i Partisë Demokratike.

Pas tre ditësh Komisioni qëndror duhet të marrë vendim për regjistrimin e Koalicioneve zgjedhore, ndërsa kandidatët për Kryetar të Bashkisë Dibër duhët të regjistrohen në KQZ deri në datën 19 Gusht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje