Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KQZ nis djegien e fletëve të votimit, përdoren 600 litra benzinë

KQZ nis djegien e fletëve të votimit, përdoren 600 litra benzinë
March 15
21:28 2016

Sipas rregullores, 6 muaj pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve për bashkitë dhe këshillat bashkiakë në vend, të gjitha materialet e votimit duhet të digjen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nis asgjësimin e fletëve të votimit dhe për këtë procedurë do të punojë një staf prej 45 personash dhe do të harxhohet shuma prej 52 milionë lekësh të vjetra.

Një sasi prej 600 litrash benzinë do të përdoret për djegien e materialeve të votimit.

Duhet përmendur fakti se sasia e fletëve të votimit është shumë e madhe, ndaj dhe dëmi ndaj mjedisit i tejkalon normat. Në vende të Europës Perëndimore, procedura të tilla përshtaten me nismat pro-mjedisit; në disa vende votimi pritet të kryhet elektronikisht për këtë arsye.

 

Komento
Shperndaje