Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KQZ: 19 deputetë të Kuvendit nuk e kanë “formularin e bardhë”

KQZ: 19 deputetë të Kuvendit nuk e kanë “formularin e bardhë”
July 29
14:21 2016

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur paraditen e sotme për të verifikuar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.

Gjatë shqyrtimit të aktit për verifikimin e deklarimit të funksionarëve publikë rezulton se 19 nga 140 deputetë të Kuvendit nuk e kanë “formularin e bardhë”, ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie. Për sa u përket ministrave, asnjëri prej tyre nuk ka probleme me ligjin e dekriminalizimit. Gjithashtu KQZ po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Sipas Komisionit, 50 prej te zgjedhurve vendore nuk kanë shënuar asnjë të dhënë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje