Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, viktima e dytë nga i ftohti

Kosovë, viktima e dytë nga i ftohti
January 11
11:45 2017

Një person i pastrehë ka humbur jetën në Kosovë si pasojë e të ftohtit të madh.

Shtetasi që ka ndërruar jetë mësohet se ishte edhe me aftësi të kufizuara dhe ka vdekur nga hipotermia në afërsi të fshatit Landovicë të Prizrenit, raportojnë mediat kosovare.

“Në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, shqiptar”,- ka thënë policia, duke shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar”, – shkruhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka bërë të ditur se një patrullë e policisë të hënën në mëngjes ka hasur trupin e pajetë të personit me inicialet A.O. afër një pompe karburantesh, në fshatin Landovicë. “Policia ka njoftuar ekipin e emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar në spital pa shenje jete. Dyshohet se ai ka vdekur nga hipotermia”,- ka thënë Berisha, duke shtuar se sipas informatave që kanë marrë zyrtarët policorë dyshohet se bëhet fjalë për një person me aftësi të kufizuara mendore që ka qenë pa strehë.

Shperndaje