Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, sulmohet Gjykata Themelore e Prishtinës

Kosovë, sulmohet Gjykata Themelore e Prishtinës
March 26
13:54 2016

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar dhe thyer derën e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes. Ata kanë tentuar të hyjnë brenda saj, por sipas burimeve të “Koha Ditore” janë pikasur nga punëtorët e sigurimit, ndaj dhe janë larguar.

Policia ka nisur hetimin lidhur me ngjarjen, e cila është konfirmuar edhe nga kryetari i gjykatës, Hamdi Ibrahimi. Ai ka konfirmuar se është tentuar të hyhet në objektin e Pallatit të Drejtësisë. Ndërsa Policia e Kosovës nuk është prononcuar konkretisht lidhur me ngjarjen.