Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, qëllohet me automatik shtëpia e kandidatit për deputet në parlamentin serb

Kosovë, qëllohet me automatik shtëpia e kandidatit për deputet në parlamentin serb
April 25
10:46 2016

Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Slaviša Ristić, ka bërë të ditur për mediat se disa persona të panjohur gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të shtëpisë së tij në fshatin Jagnjenicë, afër Zubin Potokut në veri të Kosovës. Fatmirësisht, asnjë nuk ka mbetur i lënduar, shkruan “lajmi.net”.

Sipas kandidatit për deputet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në kohën kur brenda banesës ndodheshin 12 persona, mes tyre 6 fëmijë. Ish-kryetar i Komunës së Zubin Potokut ka bërë të ditur se ka denoncuar rastin në polici.

Komento
Etiketimet
Shperndaje