Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, prindërit dhunojnë vajzën në oborrin e shkollës

Kosovë, prindërit dhunojnë vajzën në oborrin e shkollës
October 14
16:33 2016

Një rast dhune është filmuar në një shkollë në Rahovec të Kosovës. Vajza me iniciale SH.B. është nxjerrë me dhunë deri në oborrin e shkollës nga prindërit e saj, të cilët e kanë rrahur me grushte e shkelma dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë për ta futur në makinë.

“Botapress” bën me dije se e gjithë skena është filmuar nga nxënës të kësaj shkolle, që kanë mbetur të shtangur nga kjo ndodhi. Më pas videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, ndjekur nga shikime dhe reagime të shumta.

Ende nuk dihet shkaku i dhunimit të saj.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje