Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, mund të shtyhet votimi i demarkacionit

Kosovë, mund të shtyhet votimi i demarkacionit
August 29
09:33 2016

Pavarësisht apelit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të saj, Isa Mustafa, deputetë brenda koalicionit refuzojnë të votojnë demarkacionin. Seanca e përcaktuar për t’u zhvilluar këtë të enjte është vënë në dyshim për shkak të mosarritjes së 80 votave të domosdoshme.

Partitë në koalicion, PDK dhe LDK kanë dhënë mbështetjen unanime të tyre, por deputetë të këtyre partive kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër demarkacionit me Malin e Zi. Pritet që protestat kundër demarkacionit të shtrihen jashtë territorit të Kosovës, duke qenë se është parashikuar zhvillimi i saj edhe në Tiranë.

Aktivistë të Shoqërisë Civile kanë njoftuar zhvillimin e një proteste në orën 12:00 të ditës së sotme përpara Ambasadës së Kosovës në Tiranë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje