Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, Kuvendi miraton në parim dy projektligjet për EULEX-in

Kosovë, Kuvendi miraton në parim dy projektligjet për EULEX-in
June 17
17:25 2016

Në seancën e sotme, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim dy projektligjet lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Pas miratimit në mbledhjen e qeverisë dhe procedimit të menjëhershëm në Kuvend, grupi parlamentar i LDK-së propozoi përfshirjen në rend dite të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe BE-së  për Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës si pika 18 e 19.

Ky propozim që gjeti mbështetjen edhe të grupit parlamentar të PDK-së, u miratua me 70 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim. Nga ana tjetër, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje paralajmëroi votimin kundër propozimit, duke kërkuar kohë për shqyrtim. Mandati i EULEX-it ka përfunduar më 15 qershor.

Komento