Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, kërcënohen me jetë Thaçi, Ahmeti dhe Tërnava

Kosovë, kërcënohen me jetë Thaçi, Ahmeti dhe Tërnava
August 01
10:38 2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i pari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava janë kërcënuar publikisht me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur, raporton “Zëri.info”.

Shkak i këtyre kërcënimeve, sipas shënimeve, është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani.

Nëpërmjet këtyre grafiteve, të vendosura në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të tre këta persona janë kërcënuar me jetë.

Në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”.

Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje