Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë, eksploziv në banesën e kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacionin

Kosovë, eksploziv në banesën e kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacionin
August 09
15:21 2016

Policia e Kosovës bën me dije se dyshohet për vendosjen e një mjeti shpërthyes në shtëpinë e kreut të Komisionit qeveritar për demarkacionin, Murat Meha. Burime të policisë bëjnë me dije se është rrethuar banesa në lagjen Dardania në Prishtinë.

“Ekipet janë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një mjet i dyshimtë në oborrin e shtëpisë së Mehës”, shprehen burime të policisë. Murat Meha është kryetar i Komisionit për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Burimi: lajmi.net

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje