Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovarët mësyjnë në Shqipëri, 10 mijë vetë brenda pak orëve në Morinë

Kosovarët mësyjnë në Shqipëri, 10 mijë vetë brenda pak orëve në Morinë
July 09
14:25 2016

Fluks i madh kosovarësh ka karakterizuar sot pikën kufitare të Morinës. Për shkak të ngarkesës të madhe të fluksit që ka nisur në orën 3 të mëngjesit, është duke u punuar me procedurë të përshpejtuar.

Pas përfundimit të Muajit të Ramazanit, 10 mijë kosovarë deri tani, i janë drejtuar plazheve të Shqipërisë për të pushuar në këto ditë të nxehta vere. Ka pasur gjithashtu edhe fluks të madh automjetesh. Mësohet se në doganën shqiptare janë regjistruar 98 kamionë të transportit të mallrave deri në orën e pasdites, ndërsa në dalje drejt Kosovës 187.

Komento
Etiketimet
Shperndaje