Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosova, pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm botëror

Kosova, pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm botëror
August 05
18:32 2016

Këto lojëra olimpike do të jenë të veçanta për shqiptarët pasi Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj zyrtare në këtë edicion.

“Koha kur atletët kosovarë largoheshin nga vendi i tyre për të përfaqësuar një tjetër shtet tashmë ka mbaruar”, – shkruan Euronews.

Përfaqësuesja e shtetit të Kosovës përbëhet nga 3 atletë: Vijona Kryeziu, Musa Hajdari dhe e fundit, jo nga radhitja, njëkohësisht edhe mbajtësja e flamurit kosovar, Majlinda Kelmendi.

Kujtojmë se Kelmendi është shpallur dy herë kampione bote në xhudo dhe në vitin 2012 përfaqësoi Shqipërinë në Londër.

Ky vit ka qenë i suksesshëm për Kosovën pasi ajo u përfaqësua në dy organizatat e mëdha të sportit, UEFA dhe FIFA. Kurse në vitin 2014 ajo u bë anëtare e Komitetit Olimpik.

 

Shperndaje