Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosova në UEFA, presidenti i FFK: Pritet vetëm konfirmimi

Kosova në UEFA, presidenti i FFK: Pritet vetëm konfirmimi
May 02
11:15 2016

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës të Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, mendon se Kosova do të pranohet në UEFA. Kërkesa e Kosovës për pranimin, pritet që të shqyrtohet në punimet e Kongresit të UEFA-s që do të zhvillohet ditën e nesërme në Budapest.

Sekretari i Përgjithshëm Salihu deklaroi se FFK i ka kryer të gjitha punët rreth pranimit në instancat ndërkombëtare, ndaj shpreh bindjen për pranimin në UEFA.

“Të them se paraprakisht i kemi bërë gjitha punët në mënyrën më të mirë të mundshme, tash e sa muaj duke lobuar, duke i përmbushur me argumente federatat sportive, edhe pse thuhet se politika nuk përzihet, megjithatë kjo e ka luajtur rolin e vet, sidomos në taborin tjetër kundërshtar. Unë jam optimist dhe pas 25 viteve, tani jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, para një momenti historik për futbollin e Kosovës”, është shprehur ai.

Etiketimet
Shperndaje