Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosova në Schengen? Të mërkurën pritet vendimi

Kosova në Schengen? Të mërkurën pritet vendimi
May 01
19:50 2016

Zyrtarë të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur se BE po planifikon që të pranojë në zonën Schengen 127 milionë qytetarë nga Kosova, Turqia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Ky vendim i marrë nga Komisioni Europian do u mundësojë turistëve nga këto vende që të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, për periudhë 3 mujore.

Konkretisht, KE pritet që të vendos të mërkurën për planin e zgjerimit për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Sa I takon Turqisë, ajo duhet të plotësojë kushtet për liberalizim, ndërkohë që raportohet se janë përmbushur deri tani 70 për qind e tyre. Shumica e këtyre kushteve lidhet me të drejtat themelore të njeriut dhe lirinë e medias.

Presidenti i ri i Kosovës shkroi sot në rrjetin social “Facebook” se liberalizimi do të ndodhë së shpejti. E njëjta gjë u raportua edhe nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, disa ditë më parë, i cili shkroi se pret një përgjigje pozitive nga institucionet e BE-së, lidhur me liberalizimin e vizave.

Nëse ky plan i zgjerimit mbështet nga liderët e BE-së, atëherë Parlamenti Europian duhet të ratifikojë vendimin.

Burimi: lajmi.net

Etiketimet
Shperndaje