Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosova dhe Shkupi tronditen nga tërmetet

Kosova dhe Shkupi tronditen nga tërmetet
September 11
15:51 2016

Mediat lokale në Kosovë kanë bërë të ditur se para pak minutash, Kosova është goditur nga një seri tërmetesh që janë ndier pothuajse në të gjitha qytetet e vendit.

Paçka se epiqendra nuk është bërë akoma e ditur, qytetarët kanë treguar se dridhjet më të fuqishme kanë qenë në Pejë, Gjilan, Ferizaj, Shtimë dhe Prizren.

Qendra Europiane e Mesdheut deklaron se intesiteti i tërmeteve në Kosovë ka qenë nga 2.5 ballë në 4.4 ballë.

Dridhjet e tokës janë ndier edhe në Shkup, ku Observatori Sizmik i Fakultetit Matematiko-Natyror ka treguar se më i fuqishmi atje ishte 3.9 ballë.

Pavarësisht kësaj, në të dyja zonat nuk ka pasur as dëme materiale e as dëme njerëzore, kurse autoritetet vendore kanë thënë se nuk ka vend për panik. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje