Blitz

 Breaking News

“Koronavirusi mund të bëjë kërdinë”! Kreu i OBSH jep alarmin: Bota të reagojë fuqishëm, ndryshe do ketë pasoja të rënda!

“Koronavirusi mund të bëjë kërdinë”! Kreu i OBSH jep alarmin: Bota të reagojë fuqishëm, ndryshe do ketë pasoja të rënda!
February 12
10:01 2020

Koronavirusi, që shpërtheu në Kinë në fund të muajit dhjetor 2019, është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa çdo ditë po merr deri në 100 jetë njerëzish. Mediet botërore raportojnë se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në mbi 1100, ku shumica dërrmuese e të vdekurve shënohet në Kinë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit e ka cilësuar koronavirusin rrezikun më të madh në botë të momentit, që kalon sipas tij, edhe terrorizmin, duke iu bërë kështu thirrje të gjithë vendeve të reagojnë fuqishëm për ta izoluar.

Ndërkohë, janë të infektuar me koronavirus mbi 45 mijë njerëz në të gjithë botën, duke bërë që ky të kalojë prej ditësh edhe virusin SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke lënë mbi 700 të vdekur e mijëra të infektuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë një deklaratë të fortë dhe alarmante, teksa e ka cilësuar koronavirusin rrezikun numër një në botë, madje edhe më të rrezikshëm se terrorizmi, që sipas tij, “mund të bëjë kërdinë”.

Lidhur me këtë, ai u bëri thirrje vendeve të përgjigjen fuqishëm ndaj koronavirusit, duke shtuar se një mosveprim i menjëhershëm do të kishte pasoja shumë të mëdha.

“Për të qenë i sinqertë, një virus është më i fuqishëm në krijimin e trazirave politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist”, citohet të ketë thënë Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp të martën.

“Ky është një armik i zakonshëm dhe ne duhet ta luftojmë atë duke përdorur mundësitë dhe ta luftojmë atë”, tha Ghebreyesus. “Ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi. Nëse e humbasim, do të pendohemi”.Virusi u identifikua te njerëzit në dhjetor dhe për shumë njerëz, simptomat, përfshirë kollën, ethet dhe gulçimi, ka qenë i butë.

Share