Blitz

 Breaking News

Koronavirusi/ Ambasadori Belortaja në Kinë: Vdekjet ditore shkojnë 50-60! Shqiptarë, merreni në dorë vetë zgjedhjen për vendqëndrim

Koronavirusi/ Ambasadori Belortaja në Kinë: Vdekjet ditore shkojnë 50-60! Shqiptarë, merreni në dorë vetë zgjedhjen për vendqëndrim
February 04
09:41 2020

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.

Sot në Europë Belgjika ka regjistruar të parin rast të infektuar me koronavirusin e Wuhan. Ndërkohë, dje është regjistruar vdekja e parë në provincën autonome të Hong Kongut, ku ka patur protesta të mjekëve për mbylljen e kufijve me Kinën kontinentale. Ish kolonia britanike u prek rëndë nga epidemia e Sars e vitit 2003, ku u regjistruan 299 vdekje nga afro 800 në total.

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se në Kinë situata me koronavirusin nuk është zgjidhur por sipas tij nuk është as gjendje apokaliptike.

Belortaja ndër të tjera shton se rastet në kinës duke i llogaritur me vdekje ditore, shkojnë në 50-60, ku sipas tij vetëm ditën e djeshme u shkaktuan 65 viktima si pasojë e këtij virusi. Sipas ambasadorit shqiptarë në Kinës, deri më tani nuk ka ilaç kundër virusit nCoV.

Në fund ambasadori bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të kujdesen për veten pasi deri më tani nuk ka zgjidhje konkrete.

“Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusin ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon ne djall virusin ..vetem me nje uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapesire ngelet per shkencetaret e vertete qe po luftojnë të gjejne rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin per sherim. Dhe masën mbrojtëse per me tej.
Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërisht per pergjegjesine qe kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vdekjet ditore shkojne 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetem udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqeria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit te epidemise dhe gjetjes se formules shkencore per shërimin. E hapur ndaj bashkepunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje!

Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arësye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellezerve shqiptare ne Kine. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen per jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj per vendqendrimin keto javë! askush nuk ka zbuluar ndonje formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonje platformë shteterore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.
Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) eshte vjeteruar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kines dhe perpjekjen e perbotshme eshte vetem njera ane. Tjetra eshte persistenca e pashembullt e ketij virusi. Uroj shëndet e fat të mire per gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës.” shkruan Belortaja.

Burimi:Shqiptarja.com

Share