Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korfuz, shqiptari përdhunon turisten spanjolle

Korfuz, shqiptari përdhunon turisten spanjolle
August 23
11:21 2016

Një turiste spanjolle, e cila ndodhej për të pushuar në Korfuz, është përdhunuar nga një shtetas shqiptar. 25-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka deklaruar se akti i rëndë u shënua gjatë një shëtitje me skaf.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Agia Galdini. Menjëherë sapo ka arritur në breg, ajo ka bërë kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit shqiptar. Turistja ka treguar në polici se ishte njohur me shqiptarin në një restorant dhe më pas ai e kishte ftuar për shëtitje me varkë.

Policia ka ndaluar shtetasin shqiptar për ta marrë në pyetje, ndërkohë që turistja do i nënshtrohet ekzaminimit për të vërtetuar dëshminë e saj. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje