Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koreja e Veriut teston një tjetër bombë bërthamore. Shkakton tërmet…

Koreja e Veriut teston një tjetër bombë bërthamore. Shkakton tërmet…
September 09
10:31 2016

Koreja e Veriut ka shpërthyer një bombë bërthamore nëntokësore, duke shkaktuar një tërmet artificial me magnitudë 5.3 ballë.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe kërcënimeve të ndryshme nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Kim Jong-un vazhdon me testet e tij për të treguar forcën nukleare të Koresë.

Veprimi i fundit u përket orëve të para të ditës së sotme, kur bomba e fuqishme u shpërthye në Punggye, në verilindje të vendit.

Sipas ekspertëve, kjo ka qenë bomba nukleare më e fuqishme, duke arritur në një shtrirje nga 20 deri në 30 kilotonë.

Kjo situatë vazhdon të nxehë gjakrat, pavarësisht se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk ka deklarata të forta.

Mesa duket, parashikimet e disa viteve më parë se forca bërthamore e Kim Jong-un do të përbënte një rrezik të madh për paqen kanë rezultuar të vërteta. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje