Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koreja e Veriut, raketë drejt territorit japonez

Koreja e Veriut, raketë drejt territorit japonez
August 24
12:57 2016

Tashmë mund të quhet një proces ‘rutinë’; fillimisht më datë 23 prill, më pas më 9 korrik dhe i fundit sot.

Testet balistike të Koresë së Veriut vazhdojnë, pavarësisht paralajmërimeve të Japonisë e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditën e sotme është provuar një raketë e lëshuar nga një nëndetëse.

Sipas asaj që raporton agjencia koreanojugore e shtypit, raketa është nisur nga brigjet lindore të Koresë së Jugut, duke shkelur kështu për të disatën herë sanksionet e vendosura nga OKB-ja.

Bazuar në të dhënat e Departamentit të Shtetit Amerikan si dhe të Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, raketa ka përshkuar rreth 500 kilometra para se të zhytej në ujë.

Para rënies ajo ka hyrë në zonën e vendosur nën kontrollin e mbrojtjes japoneze, gjë që tregon se si Koreja e Veriut e drejtuar nga Kim Jong-un po zhvillon sistemet e raketave, të cilat potencialisht mund të godasin Korenë e Veriut, Japoninë apo bazat amerikane të vendosura në zonat e kontrolluara nga Tokyo. /Blitz.al/

Shperndaje