Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koreja e Veriut po përgatitet për një tjetër test bërthamor

Koreja e Veriut po përgatitet për një tjetër test bërthamor
September 12
11:03 2016

Zyrtarët koreano-jugorë akuzojnë Korenë e Veriut se është duke përgatitur një tjetër provë bërthamore. Kjo deklaratë vjen pas kryerjes së testit të pestë bërthamor të premten, i cili cilësohet si më i fuqishmi deri tani.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë e Jugut deklaroi se është ende një tunel i papërdorur deri tani që mund të shfrytëzohet për kryerjen e një testi të gjashtë bërthamor.

Ky test nuk ka gjasa të ndodhë menjëherë për shkak se shkencëtarëve në Phenian (Pyongyang) do t’u duhet kohë për të vlerësuar rezultatet e testit të fundit, megjithatë testi i gjashtë bërthamor mund të kryhet disa javë a muaj më vonë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka menduar vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, vendim që kjo e fundit e ka cilësuar si “qesharak”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje