Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike, njëra bie në Japoni

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike, njëra bie në Japoni
August 03
11:06 2016

Koreja e Veriut ka lëshuar të mërkurën dy raketa balistike, njëra prej të cilave shpërtheu në ajër dhe tjetra në zonën ekskluzive të Japonisë  në Detin Lindor. Në bazë të Konventës së OKB-së për të drejtën e Detit, kjo zonë përfshin një shtrirjeje prej 200 miljesh detare nga bregu. Ky veprim mund të cilësohet si shfaqje force pas vendimit të fundit për ngritjen e një sistemi terminal në pjesën jugore të Gadishullit Korean.

Testimi më i fundit i Koresë së Veriut ka shkaktuar reagime si nga Uashingtoni, edhe nga Japonia. Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se kishte zbuluar edhe nisjen e një rakete të dytë që rezultoi e dështuar, përcjell Blitz.al.

Kjo është hera e parë që një raketë e Koresë së Veriut bie në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

“Duke lëshuar një raketë të tillë, Koreja e Veriut tregon qartazi vullnetin dhe ambicien e saj për të sulmuar Korenë e Jugut. Ne dënojmë ashpër këtë veprim të saj dhe çdo akt provokimi që kërcënon sigurinë e vendit, popullit tonë”, – citohet në deklaratën e Koresë së Jugut. /Blitz.al/